Me tone të ashpra ka shpërthyer gjyqtarja Mimoza Margjeka e cila në dalje të seancës ku u la në fuqi masa arrest shtëpie për të. Ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar që të flasë.

Margjeka thotë se gjithçka është politike për vendimin e zgjedhjeve në Durrës.

"Lëreni të flasë kjo nuk cënon masën që është dhënë ndaj saj.

Është e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. guxoni ti dilni përballë shtetit harroje se guxon kush., Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë jnë ballë shtetit (mos më prek, mos më shty)

Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë kërkova median në proces nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vetingun. Mos më prek moj më lër të flas ( bërtet)

Klodi të lutem se ty të besoj merre dosjen dhe shikoje nuk ka asnjë provë e kanë bërë gjyqin të fhshehtë dhe me frikë sepse dola përballë me një vendim të drejtë . E kam bërë për njerëzit. Vendimi i Gjykatës Durrës.

Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala. ça keni more. Mos më prekj zonjë se do të plas andej.

Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin . Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo.