Grevistët e Ballshit nuk pranojnë vizitat mjekësore pavarsisht se gjendja e tyre shëndëtësore sa vjen e rëndohet. Ata janë shprehur se mjekët duhet të vinin që ditën e parë të nisjes së grevës, dhe jo në ditën e katërt. Me herët, për Report Tv ata denoncuan se askush nuk ishte interesuar për to dhe si serum kishin ujin me sheqer. <br />Ata kanë filluar të shfaqin shenja si dhimbje koke, këputje, lodhje fizike. Po pavarsisht kësaj ata shprehen të bindur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, edhe sikur kjo t'i kushtojë jetën.
