TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbi. Në përfundim të senacës avokati i tij ka deklaruar se për Shkëmbin është lënë në fuqi masa e pezullimit nga detyra, por ai hedh poshtë akuzat e bëra ndaj Shkëmbit duke thënë se ka kryer mbi 170 operacione të suksesshme.

"Ka nje karrierë 21 vjeçare. Ka drejtuar 170 operacione shumë të sukseshme, dhe është i interesuar per t'u zbardhur e verteta. Nuk ka çeduar në asnjë rast. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të parqesim ankim. Për shkak të sekretiti profesional nuk mund të bëj asgjë publike", tha avokati.

Sipas tij nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë pronar i një telefoni që ka pasur platformën "EncroChat", përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane, të cilat i kanë kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.

Megjithatë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se Gjermania po hetonte dy trafikantët Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn dhe sipas tyre ato janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim. Në muajin prill autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy personat të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill.

Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat. Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara.