Surprise Me!

Ora News - Reflekton Bashkia Tiranë, pranon që aktivitetet e Veliajt nuk janë live sikundër “shiten”

2020-12-23 0 Dailymotion

#rtvora #rtvoranews

Pas disa rasteve radhazi kur kamerat e Ora News treguan se Kryetari i Bashkisë gënjente me aktivitetet që transmetonte live por në fakt nuk ishte live, këtë të enjte njoftimi që erdhi nga Bashkia në grupet e whatsappit, pranuan në një farë mënyrë që aktivitetet nuk janë live. Zyra e shtypit njoftoi dy aktivitete në të njëjtën kohë.

Disa herë më radhë kamerat e Ora News faktuan që aktivitetet live të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fakt nuk ishin aq drejtëpërdrejtë.

Ato regjistroheshin më parë dhe transmetoheshin për publikun me logon LIVE.

Kjo metodë u praktikua nga Erion Veliaj pasi në fillim largoi mediat nga aktivitetet, duke i siguruar se çdo gjë mund ta merrnin në kohë reale nga aktivitetet e Kryebashkiakut. Dhe më pas, zyra e propagandës eleminoi edhe transmetimin live.

Në disa raste kamerat e Ora News kanë vajtur në vendin që aktiviteti zhvillohej live, dhe nuk kanë gjetur askënd aty.

Zbulimi i këtij mashtrimi nga ana e Ora News ka sjellë dhe reflektimin e Kryetarit të Bashkisë.

Të enjten e 1 tetorit në ditën e të moshuarve kryetari i bashkisë Erion Veliaj ishte tek shtëpia e të moshuarve.

Në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia në grupet e whatsapp në fakt thuhet se në facebook do të jenë dy aktivitete, pra duke lënë të kuptohet për herë të parë që realisht nuk janë live.

?Pas pak në FB, kryetari Veliaj vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve me rastin e 1 Tetorit, si dhe një vizitë në shkollën ?Abdullah Keta?. Flm?

Ky tekst i shkurtër ka brenda reflektim dhe ndoshta pendesë për një sjellje reale, por që gjithësesi gjithçka sërish është pa prezencën e gazetarëve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/reflekton-bashkia-tirane-pranon-qe-aktivitetet-e-veliajt-nuk-jane-live-sikunder-shiten/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon