Peshk me qepë dhe domate në furrë
Përbërësit:
2 peshq
kripë, piper të zi, lëng limoni
Pak miell për pudrosjen e peshkut
1/2 gotë verë të bardhë
Salca
600 gr qepë të thata
400 gr tul domate
6 thelpinj hudhër
2 gjethe dafinë
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
2 lugë gjelle majdanoz
Përgatitja:
Marinojmë peshkun me kripë, piper të zi, lëng limoni e lëmë mënjanë. Në një tiagn me vaj ulliri kaurdisim qepë të prerë në fiq duke i vendosur herë pas here kapakun deri sa qepa të ulë volumin dhe të zbutet. Shtojmë tulin e domates duke I kaurdisur së bashku, hudhrat, dafinë, kripë, e lëmë të ziejë për 5-7 minuta. Ndërkohë në ujë tiganin tjetër vendosim pak vaj për skuqje thajmë peshkun dhe e pudrosim atë me pak miell dhe e skuqim lehtë, sa të zverdhet pak nga të dyja anët, e shuajmë në verë.Shtrojmë si bazë në një tepsi qepën, domaten gjysmë të gatuar rregullojmë shijen me 1 lugë gjelle uthull, piper të zi dhe mbi qepët me domate vendosim peshkun e spërkasim përsëri me pak verë dhe vaj ulliri, lëng limoni dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 20-25 minuta në fund e freskojmë me pak majdanoz të freskët nëse dëshironi.