#rtvora #rtvoranews

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 35.8 milionë eurosh në buxhetin e shtetit në gjashtë muajt e parë të vitit. Shifra është përllogaritur nga auditimi i kryer në 34 subjekte ku është konstatuar keqmenaxhim i financave publike.

KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku pasi edhe gjatë kësaj periudhe shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit lidhen me keqpërdorimin e fondeve.

Në raport thuhet se parregullsitë më të mëdha janë konstatuar në mbledhjen e të ardhurave si dhe në shpenzime.

?Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 17,5 milionë euro.?

Ndërsa pjesa tjetër e dëmit i përket performancës së subjekteve.

?Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale 18.3 milionë euro nga të cilat: 8.5 milionë euro në fushën e të ardhurave, dhe 9.8 milionë euro në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë.?

Fushat ku janë konstatuar shkeljet më të mëdha në gjysmën e parë të vitit janë tatimet dhe taksat me vlerë mbi 1 miliardë lekë, doganat 453 milionë lekë dhe më shumë se 336 milionë lekë dëm në prokurimet publike.

Pas auditimeve të realizuara nga janari deri në qershor KLSH ka evidentuar edhe shkelje penale për të cilat ka dorëzuar dhjetë padi penale në prokurori duke kërkuar hetim për shkeljet e konstatuara.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/auditimi-i-klsh-se-35-8-mln-euro-dem-ne-buxhetin-e-shtetit-kryesojne-tatim-taksat/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv