Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i Qershorit dhe Nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal sipas PD-së.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre. ?Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur?, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m?i dhanë vjet në Nëntor, në 2 Nëntor.Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t?i rregulloj. Ja se ç?i bëra, i vura këtu për të mos ?

Ervin Salianji: Këto t?i dhanë nga tërmeti i Qershorit apo i Nëntorit?

Festim Çaushi: Dhe i Qershorit dhe i Nëntorit janë dy tërmete këtu.

Ervin Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?

Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 Qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm.

Ervin Salianji: Dëm?

Festim Çaushi: Dëmin. Vjen eksperti i institutit të ndërtimit nga Tirana, një çun i ri. Unë kam qenë këtu shtrirë në krevat dhe ka ardhur ka thënë kjo shtëpia është e pabanueshme.

Ervin Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.

Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në Tetor, në Nëntor do të hyni para 28-29 Nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiliet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.

Ervin Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po!

Ervin Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?

Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë. Kur do t?i bëjë, se shirat filluan?!

Ervin Salianji: 16 muaj!?

Gazmor Kasëmi: Po, kam 16 muaj që fle në, në pllaka.

Ervin Salianji: Po kanë ardhur ju thonë?

Gazmor Kasëmi: Që vjet në Nëntor.

Ervin Salianji: Ju thonë do t?ju japin ndihma, ju thonë do t?jua ribëjmë shtëpinë, ju thonë do t?ju japim lekë?

Gazmor Kasëmi: As, asnjë gjë, jam vetë i 6-ti.

Ervin Salianji: Para ju kanë dhënë? Keni marë?

Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!

Minushe Merka: Unë s?kam. Jam e sëmurë me astëm, me tre pompa t?i nxjerr ilaçet t?i shikosh me kortizonë e me të gjithë edhe nuk vë dorë njeri. Burrin e kam papunë..

Ervin Salianji: Po ju, këtu flini, te kjo?

Minushe Merka: Ne këtu flemë.

Ervin Salianji: Asnjë ndihmë!

Qytetari: Absolutisht, moj s?na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur jemi popull jetojmë të gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Kla...