Për shembjen e pallatit në qytetin e Durrësit është dashur një punë shumë e madhe që ka nisur që në muajin korrik. Referuar njoftimit zyrtar, për shembjen e tij janë hapur 3000 furnela, tre mjete transporti, një agregat dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios.<br /><br />"Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 katësh ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri më tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Kjo punë ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua mbasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, tre mjete transporti, një agregat dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme", njofton IKMT.
