Surprise Me!

Akuzat e PD për manipulimin e listave të zgjedhësve, Bledar Doracaj: Të qëllimshme dhe të pabaza

2020-12-23 2 Dailymotion

Bledar Doracaj, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile ka hedhur poshtë akuzat e PD-së se po manipulohet listat e zgjedhësve me ndryshimin e qendrave të vendbanimit të tyre. Në një lidhje telefonike për Report TV, Doracaj tha se këto akuza janë të pabaza dhe të qëllimshme për të prishur imazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa theksoi se lista e zgjedhësve këtë vit do të jetë i një standardi nga më të lartit deri më sot. Ai tha se qytetarët do të vijojnë të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.<br /><br />"Më lejoni të sqarojë edhe një herë që askush dhe asnjëri nga qytetarët shqiptar që plotëson kushtet për të votuar nuk është zhvendosur nga qendra e votimit ku ka kryer votimet për herën e fundit. Ajo që ka ndodhur është një proces i përditshëm që kryen gjendja civile dhe nuk bëhet pa dijeninë e vetë banorëve. Shërbimi i gjendjes civile nuk ka zhvendosur askënd pa dijeninë e tij dhe pa plotësuar një procedurë ligjore", tha Doracaj

Buy Now on CodeCanyon