Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 149 persona të tjerë.

Janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 ? Statistika (4 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 149

Të shëruar ne 24 orë 139

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 963

Testime totale 92109

Raste pozitive 14266

Raste të shëruara 8675

Raste Aktive 5195

Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).