Me një histori të madhe, por pa kujtesë. Lezha në veriperëndim të vendit është një ndër qytetet më të hershme të Shqipërisë. Aty ndodhet edhe Memoriali i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti ?Skënderbeu?, një ndër pikat më interesante dhe më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Por 26 objekte të trashëgimisë kulturore vetëm 6 prej tyre janë në gjendje relativisht të mire, pasi janë restauruar përmes donacioneve.

"Rreth 20 objekte janë në gjendje të mjerueshme, kanë nevojë për ndërhyrje emergjente, sidomos kishat", thotë përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore, Paulin Sefi.

Edhe pse gëzojnë statusin monument kulture që mbrohen nga shteti ka munguar vëmendja dhe përkujdesja në këtë 30 vite, duke bërë që të degradojnë dhe të rrezikojnë seriozisht ekzistencën e tyre.

"Siç e shohim Lezha është betonuar, duke nisur nga viti 1991 nuk ka ngelur asnjë objekt i vjetër nga Lezha. Po flas të shekullit 17-18-19 dhe fillim të shekullit 20. Si rezultat i kësaj duhet ndërhyrja emergjente" u shpreh Zefi.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi ka folur shumë herë për këtë fakt. Por pavarësisht kërkesës së tij të vazhdueshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, në Lezhë pak kush është i shqetësuar për këtë fakt.