Lajme Arkiva 2000
Flora Brovina, aktivistja e shquar shqiptare për të drejtat e njeriut në Kosovë, është rikthyer mbrëmë vonë në shtëpinë e saj pasi u lirua nga burgjet serbe. Vendimi për të u mor nga Presidenti Koshtunica pas presioneve të mëdha nga të gjithë organizmat ndërkombëtare sidomos ato të të drejtave të njeriut. Flora Brovina ishte liruar me 12 vjet burg në dhjetorin e vitit 1999 në veprimtari terroriste në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s me Jugosllavinë në pranverën e vjetshme.
Sipas OKB-së në burgjet serbe mbeten ende 950 të burgosur të tjerë shqiptarë. Brovina mbërriti mbrëmë rreth orës 20:00 në tokën kosovare e shoqëruar nga punonjës të Komunitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Në vendin e quajtur "Tri portat" në kufirin kosovaro-serb, Brovinën e prisnin rreth 1000 shqiptarë, burri dhe një nga djemtë e saj.
"Jam e lumtur që ndodhem në shtëpinë time, por nuk do të jem plotësisht e lirë përsa kohë që nuk do të kthehen të burgosurit e tjerë."- i deklaroi Brovina gazetarëve. "Kam dëgjuar të thuhet se serbët do të miratojnë një ligj dhe se të tjerët do të kthehen brenda 10 ditësh". Edhe Administratori i OKB-së Kushner e përshëndeti lirimin e Brovinës./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/