#rtvora #rtvoranews

Kompania e cila ofroi çmimin më të lartë në studim-projektimin e Teatrit Kombëtar është shpallur edhe fituese. Sipas dokumenteve vendimtare, kanë qenë kriteret shtesë të paraqitura, përcaktuese për kualifikimin në garë. Tashmë edhe SPAK ka nisur hetimin për shembjen e godinës.

SPAK prej një jave ka nisur hetimin për shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe marrjen në pyetje të protagonistëve të aleancës së teatrit, por më tej edhe të zyrtarëve të Bashkisë.

Megjithë nisjen e këtij procesi, nuk është marrë asnjë masë për pezullimin e tenderit për projektimin e ndërtesës së re.

Madje sipas të dhënave të publikuara, në APP është shpallur dhe kompania që do kryejë studimin.

Në tenderin me fond limit 60 milionë e 317 mijë lekë të reja pa TVSH, kanë marrë pjesë 2 bashkime operatorësh dhe fitues është shpallur ?A&E Enginnering? shpk dhe ?FM Ingengeria SPA?.

Rezulton se oferta e paraqitur nga fituesi është 60 milionë e 300 mijë lekë, pra me një diferencë prej vetëm 17 mijë lekësh nga fondi limit, por pavarësisht kësaj ka marrë vlerësim më të lartë pikësh.

Ndërkohë që bashkimi i operatorëve të tjerë në garë ka ofertuar me 55 milionë e 635 mijë lekë, por është vlerësuar me më pak pikë, kjo me argumentin e kritereve të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vuloset-tenderi-i-teatrit-kombetar-shpallet-fituese-kompania-me-oferten-me-te-larte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv