Disa rekomandime për organizimin e zgjedhjeve gjatë pandemisë COVID-19

Për KQZ:

Reduktimin e numrit të komisionerëve dhe vëzhgueseve, për të shmangur grumbullimin e shumë personave brenda hapësirave të mbyllura;

Zgjatjen e orarit të votimit nga ora 07:00 – 21:00, për të shpërndarë votuesit në një interval më të gjatë kohor;

Të bëhet thirrje që personat mbi moshën 65 vjeçare të votojnë në orët e paradites, kurse të tjerët të cilët nuk e kanë të domosdoshme votimin gjatë paradites, të votojnë pasdite. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e përhapjes së virusit tek personat më të vjetër në moshë;

Të shtohet numri i qendrave të votimit dhe vendvotimeve me qëllim të reduktimit të votuesve të cilët frekuentojnë këto qendra dhe atyre të cilët presin në radhë për të votuar;

Të rregullohet mënyra e votimit për personat e vetë-izoluar, duke i angazhuar ekipet mobile të KQZ-së me përkrahje nga stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që t’u ofrohet mundësia e barabartë e votimit me personat e tjerë;

Vendosja e dezinfektueseve në hyrje dhe dalje të çdo vendvotimi;

Vendosja e mburojave plastike në mes të votuesve dhe komisionerëve;

Dezinfektimi i objekteve çdo tri orë, si: dorezat e derës së vendvotimit, kabina e votimit, kutia e fletëvotimeve, vulat, spërkatësit për identifikim, tryezat etj.

Ndërsa, për Qeverinë D + rekomandon që për të shmangur grumbullimin e personave pas përfundimit të procesit të votimit, të vendoset ora policore në tërë vendin duke filluar nga ora 21:30. Kjo me qëllim evitimin e gabimit që është bërë në këtë aspekt gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Podujevës.

Kurse për votuesit: mbajtja e maskave gjatë procesit zgjedhor, votuesit duhet të marrin stilolapsin me vete nga shtëpia, për të shmangur kështu prekjen e një objekti nga shumë persona, të evitojnë grumbullimet dhe të respektojnë distancën prej 1.5 metra në pritje për votim.