Surprise Me!

Sulmi ne xhami, policia referon ceshtjen per akte terroriste

2021-04-20 1 Dailymotion

Plagosja e 5 personave në xhaminë e Dine Hoxha në kryeqytet nga Rudolf Nikolli, po ndiqet nga Drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit. 34-vjeçari është marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk i ka ndihmuar për të mësuar shkaqet që e çuan për hyrë në xhami dhe për të lënduar besimtarët.
Të vetmet fjalë që Nikolli ka thënë kanë qenë pretendimet se kohët e fundit shikon ëndrra dhe njerëz që e përndiqnin dhe e ofendonin.
Grupi i hetimit gjithashtu ka marrë dhe kamerat e sigurisë, të xhamisë dhe bizneseve, të cilat kanë dokumentuar dinamikën e ngjarjes.
Pas hetimeve të kryera, policia e ka referuar çështjen në prokurori bazuar në nenin 230/a, për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.
Kjo vepër penale është referuar nga policia nisur nga dinamika e ngjarjes, dhe impakti që ka shkaktuar në publik. Me këtë vepër penale, prokuroria pritet të paraqitet dhe të Mërkurën në gjykatë, ku do të kërkojnë masë sigurie ndaj 34-vjeçarit.
Nga ana tjetër pala mbrojtëse, pritet t’i vërë në dispozicion gjykatës vërtetimin se ai kurohej dhe merrte medikamente për çrregullime të shëndetit mendor.
Pesë personat e plagosur nga 34-vjeçari, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, kanë lënë ambientet spitalore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana tjetër xhamia e cila ra preh e sulmit, i është kthyer normalitetit për kryerjen e riteve fetare.
Klan News

Buy Now on CodeCanyon