Një shtetas maroken është proceduar në gjendje të lirë pasi është përfshirë në një konflikt në një lokal në qytetin e Durrësit, teksa gjatë kontrollit autoritetet i kanë gjetur 29-vjeçarit lëndë narkotike Cannabis Sativa. <br />Policia e qytetit bregdetar njofton se marokeni është dhunuar nga kamarieri në një lokal, pasi në gjendje të dehur ka shqetësuar klientët. Në momentin që i është kërkuar të largohet marokeni e ka goditur, kjo gjë ka sjellë reagimin për vetmbrojteje të kamarierit i cili e ka dhunuar. <br />29-vjeçari nga Maroku është transportuar për në urgjencën e spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore, por dhe aty ka shqetësuar personelin mjekësor. <br />Po ashtu, marokeni ishte përfshirë në konflikte dhe me qytetarë të tjerë gjatë ditës në Durrës. Policia ka proceduar penalisht kamarierin për ‘‘Plagosje e lehtë me dashje“, ndërsa shtetasi maroken është proceduar në gjendje të lirë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.<br />