Surprise Me!

Dalin pamjet e përplasjes me armë te ish–Parku

2021-10-24 97 Dailymotion

Ky është momenti i përplasjes se dy grupeve të rinjsh në zonën e ish –Parkut të autobusëve, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.

Në këtë video të siguruar nga Tv Klan, shihet se si përshihen në sherr Daniel Manushi, Islam Xhetani, Farjon Palushi dhe dy të plagosurit Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela.

Ata janë duke pritur radhën te berberi, kur pas një konflikti verbal nisin të godasin njëri-tjetrin. Ky është momenti kur Farjon Palushi qëllon me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës.

Më pas ai largohet me vrap së bashku me të tjerët. Arma e përdorur në këtë konflikt iu gjet më pas në shtëpi. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 5 gëzhoja të qitura në mënyrë të çrregullt nga Palushi.

Të rinjtë, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së kanabisit dhe kokainës në zonën e ish-Parkut, nuk dhanë arsye për sherrin përballë hetuesve. Megjithëse, prokurorët dyshojnë se zanafilla mund të ketë qenë pikërisht shpërndarja e lëndëve narkotike.

Buy Now on CodeCanyon