Një popull i tërë që shkel mbi tirliona dollarë pasuri, ndërsa vuan krizën më të rëndë të urisë në hostorinë e vet. Bëhet fjalë për Afganistanin që u zbulua të ketë pasuri të jashtëzakonshme të litiumit, një lëndë shumë e çmuar nga e cila varet drejtpërdrejt teknologjia e që vlerësohet në triliona dollarë, dhe për popullin afgan që madje shesin edhe fëmijët e tyre për më pak se 500 dollarë që të sigurojnë ushqim për një kohë të shkurtër.

Një vend ky ku dy ekstremet takohen në një pikë. Gati gjysmë shekulli Afganistani ka qenë vatër e luftimeve, ndërsa sot mund të themi se ka gjendjen më të paqëndrueshme të sigurisë. Prandaj, që vendi të tërheq investotorët e huaj, kushti i parë është të sillet siguria.

Më tërheqjen e SHBA-së në korrik të këtij viti, Kina ka fituar terren të lirë për të manovruar, e nëse arrin të hap minierat e veta dhe të marrë litiumin e Afganistanit, atëherë do të kënaqte apetitet e industrisë kineze, si një nga vendet me prodhimin më të madh të veturave elektrike, bateritë e të cilëve prodhohen pikërisht nga litiumi.

Si Kina, ashtu edhe India është e interesuar të shfrytëzojë litiumin e Afganistanit, pasi aktualisht si gjitha vendet, edhe India importon litium nga vendet e Amerikës Latine: Argjentina, Bolivia dhe Kili që ndryshe quhen “trekëndëshi I litiumit”, pasi zotërojnë 60 për qind të litiumit në nivel global.
Derisa flasim mbi gjith këto pasuri që toka e Afganistanit posedon, populli në këtë vend të shkatërruar nga lufta, po përjeton krizën më të rëndë ekonomike në historinë e vet.

Avdi Bakiu https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/