Surprise Me!

DOKUMENTARI "PUSI 452" |Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

2022-02-03 24 Dailymotion

Pusi 542
Përshkrimi: Me 8 qershor 1957 shperthen nafta ne pusin 542. Kjo nafte duhet te frenohet. Kane ardhur per te dhene ndihmen e tyre dhe inxhinjere sovjetike. Per arsyje te gazit te shumte vazhdimisht ka rrezik shperthimi. Per kete arsye zjarrfiksat vazhdimisht e mbajne pusin nen ujin e pompave. Kudo ka pellgje me nafte te grumbulluar. Puna e tyre eshte sa e veshtire dhe e rrezikshme. Duhet afruar armatura prej celiku ne gryken e pusit, plas zjarri. Vijne ndihma nga te kater anet. Njerez duke punuar token qe te mos hapet zjarri. Ka raste asfiksie. Autombulaca qe con ne spital te plagosurit. 174,60m.

Centralet telefonike qe japin lajmin e plasjes se zjarrit. Nje ndihme te madhe jep BRSS dhe Cekosllovakia. Me traktor terhiqen mbetjet e pusit ku ka plasur zjarri. Per te pare gjendjen shkojne mjeshtri i cpimeve Qemal Mahmuti dhe brigadjeri Sali Alushi. Ne mbasditen e 6 gushtit brigada speciale pergatit eksplozivin. N/kolonel Mendi Backa ve ne levizje dinamon dhe zjarri shuhet. Gezimi i puntoreve qe perqafohen me njeri tjetrin. 140m.

Zjarrfiksat vazhojne te hedhin uje me pompa. Te gjitha proceset drejtohen nga inxhinjeri sovjetik Nikollaj Kristoforivic i cili ka mbyllur me dhjetra puse nafte. Pusi fillon te nxjerre nafte. Po me ate rrezik dhe veshtiresi vendoset dhe armatura e pusit e cila peshon disa kuintal. Behet mbyllja e grykes se pusit dhe nafta merr drejtimin e duhur. Caste gezimi, te gjithe punetoret dhe inxhinjeret perqafohen me njeri tjetrin. Ata ngrene ne krah inxhinjerin sovjetik. Nafta kalon si lume neper toke dhe rezervuaret fillojne te mbushen. 106,30m.

Redaktor: Shkelzen Shala

Operator: Agim Fortuzi

Bashkëpunëtorë: Dhimiter Lala, Koco Tollko
Regjia: Ilo Pando
Skenari: -
Muzika: Ismail Balla, formulim
Producent: Kinostudio "Shqiperia e re"
Viti: 1957
Kohëzgjatja: 15 min

Buy Now on CodeCanyon