Kendon: Djemte e Golemit
Teksti. Zaho Balili

Argjiro, djep floriri

Argjiro, moj tu ndez gjiri
Të merr malli për Çerçisë

Refreni: Çepenë mbi supe
Ta rreh erë e malit gjerë
Dora mbi kobure
Emri mbetur nëpër këngë

Mal me mal, e shqot me shqot
i dhe zjarr perandorise

Neper vite dhjeteshja jote
frymezim i djalerise

Nëna njeh krismën e birit
Mbi taborët e Turqisë

Hallall, moj i qoftë gjiri
I doli zotë Shqipërisë

Në Mashkullorë te rrapi
Shkruhet faqe e historisë

Ti në këmbë mbi bllok mermeri
Rri në roje të lirise