Bota ndjek më vëmendje kur vrasjet në masë me armë, si ajo në Uvalde të Teksasit, marrin jetë të pafajshme në Shtetet e Bashkuara. Amerika për dekada të tëra po përballet me fenomenin e vrasjeve masive nëpër shkolla, ndërsa faji për gjithë këtë duket se qëndron në Kuhstetutën amerikane, që u lejon civilëve pa vështirësi të blejnë armë. Prandaj SHBA-ja është vendi me më së shumti armë në duart e civilëve, në botë.

Në gjithë botën 857 milionë armë janë në duart e civilë, dhe imagjinoni vetëm amerikanët posedojnë 393 milionë, gati gjysmën e totalit.

Gjatë 50 viteve të fundit, në SHBA kanë ndodhur 1.5 milionë vrasje me armë zjarri.

Afro 53 persona vriten çdo ditë nga armët e zjarrit në SHBA. Kjo është një shifër dukshëm më e lartë e vrasjeve sesa në shumë vende të tjera të botës.

Në SHBA jo vetëm politika, por edhe opinioni është i përçarë sa i përket ndryshimeve kushtetuese për posedim të armëve. Dhe, gjendja e njejtë vazhdon të jetë ndoshta problemi më i madh i shoqërisë amerikane.

Avdi Bakiu /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/