Surprise Me!

Kenge labe - Shqiperia per nje nate

2022-10-17 28 Dailymotion

Grupi te rinjve te Picarit
Marres Dari Ruko dhe Bana Ruko
Kthyes Islam Koko
Hedhes Julian Muro
Teksti. Zaho Balili

Shqipëria për një natë
ish e re e u bë plakë
ish e re u gdhi gërmuqe
njëmijë halle mbi supe.

Malet e Greqisë ç'mbajnë
edhe deti pse nuk fletë
ata djem që vare s'kanë
ai mall, që nuk u tret.

Sa vasha rininë dhanë
në atë të shkret' Evropë
lanë nënat e ç'nuk lanë
vunë qefinin në kokë.

S'i kish parë Evropa kurvë
thëllëzat e malit borës
që të bridhnin nëpër udhë
të nxirnin bukën e gojës.

I kish parë i kish dëgjuar
ngjeshur brezit jataganë
për dhe babe përgjëruar
dhe për nderin honesh rarë.

O ju vasha o ju yje
O ju djepe Shqiperie
O ju shqiponja stuhie
Kthehuni ku diell bie

Buy Now on CodeCanyon