Surprise Me!

BALETI "CUCA E MALEVE" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

2024-03-05 47 Dailymotion

Kinostudio "Shqiperia e Re" - 1974
Baleti "Cuca e maleve" nuk dihet ekzaktesisht pse eshte klasifikuar si film. Gjithsesi!
Baleti “Cuca e maleve” është i bazuar në subjektin e dramës me të njëjtin titull të shkrimtarit Loni Papa. Në këtë vepër pasqyrohen përpjekjet dhe lufta e grave dhe vajzave shqiptare në trevat e Veriut të Shqiperisë për arsimim dhe emancipim në periudhën e pasluftës.

Në vitin 1970, bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj krijuan libretin e baletit «Cuca e Maleve». Baleti u vu në skenë nga trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit nën koreografinë e baletmaestrit Agron Aliaj dhe me muzikë të kompozitorit Nikolla Zoraqi. Në të kanë interpretuar artistë të shquar shqiptarë si Zoica Haxho, Mukades Erebara, Petrit Vorbsi, Hajdar Shtuni, Albert Janku etj.

Baleti «Cuca e Maleve» u rivu në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në vitin 1984 ku protagonistë të tij ishin balerinë të rinj dhe të talentuar si Albana Sulejmani, Ilir Kerni, Ludmill Çakalli etj.

Baleti «Cuca e Maleve» është shfaqur brenda dhe jashtë Shqiperisë.

Ky balet është ekranizuar në formën e një filmi muzikor me regjizor Dhimitër Anagnostin në vitin 1974 dhe është pasqyruar disa herë në filatelinë shqiptare të asaj kohe.

Buy Now on CodeCanyon