Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin "Bonjakët" të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.[1]

Tema e filmit
Përpjekjet dhe ndihma që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në udhën kundër fashistëve.

Përmbajtja e filmit
Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jetimët e strehës vorfnore, të ndodhur nën urdhrat e drejtorit dhe kujdestarit të detyrohen të pastrojnë netëve me radhë parullat anash mureve, që antifashistët shkruanin herë pas here kundër armikut. Katër shokë jetimë, Jaçja, Lelua, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashist Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojnë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunëtorëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrën e komunistëve ilegalë, ishin drejtori i jetimores dhe kujdestari i saj.
Aktorët dhe rolet
Aktori Rolet
Timo Flloko Mësues Luan Sina
Agim Qirjaqi Drejtori i shkollës
Kadri Roshi Kujdestari
Pavlina Mani Mësuesja italiane e muzikës
Alfred Kote Aliu
Liza Laska Shërbyese e Strehës Vorfnore
Anastas Kristofori Stavri, ekonomati i Strehës Vorfnore
Luan Qerimi Sandro, Kuestori
Enver Dauti Loni, kuzhinieri
Strazimir Zaimi Jaçe
Enea Zhegu Lelo
Krenar Arifi Sulo
Gjergj Pilika Tomi
Artur Hoxholli Bardhi
film shqiptar , filma shqiptare , filma shqip , filma shqiptare te vjeter , filma shqiptare te rinje filma me titra shqip , filma shqiptare me lufte , filma shqiptare me , video shqip , video shqiptare , muzike nga , top channel albania .
#albania #shqip #gentigjini #film #movie