Surprise Me!

A1 Report - Formula 1, Luis Hamilton shpallet kampion bote për herë të dytë

2014-11-23 112 Dailymotion

Nuk ka surpriza në Formula 1, Luis Hamilton kurorëzon me sukses një edicion të shkëlqyer duke u shpallur kampion bote për herë të dytë në karrierë.

Britanik i Mercedesit zhvilloi një super edicion, teksa konkurrentin më të fortë, Rosberg e kishte brenda familjes së skuderisë, por në fund eksperienca bëri diferencën.

Nico Rosberg ishte në luftë për titullin deri në garën e fundit, pasi pikët sipas rregullores dyfishoheshin në garën e Abu Dabit, por gjermani i zhgënjeu të gjithë duke e mbyllur garën e fundit në vendin e 14 me shumë vështirësi pas disa problemeve.

Ndërsa britaniku e mbylli në vendin e parë garën e Abu Dabit duke siguruar triumfin e 11 këtë edicion, i dyti u rendit Masa, ndërsa i treti Botas.

Hamilton grumbulloi 384 pikë në kampionatin e pilotëve, ndërsa Rosberg 317 pikë.

Në këtë garë të fundit Mercedes feston edhe titullin kampion për Konstruktorë që e rifiton pas 59 vitesh nga koha kur e fitonte me Huan Manuel Fanxhion.

Vitin e ardhshëm priten ndryshime të mëdha në rregullore por edhe lëvizjen e pilotëve.

Buy Now on CodeCanyon