ELBASAN - Banorët e zonës së Bradasheshit në Elbasan protestuan sot duke bllokuar makineritë e firmës greke "Aktor" e cila ndërton autostradën Tiranë-Elbasan.

Shkak i protestës është bërë fakti, se kur kjo kompani po punonte për ndërtimin e rrugës së re, Elbasan-Tiranë, ka prishur kanalin vaditës dhe sipas banorëve, 500 hektarë tokë në komunën Bradashesh kanë mbetur djerr.

Banorët protestues kanë paralajmëruar, që nëse nuk merren masa dhe nëse firma turke nuk riparon dëmet e shkaktuara në kanalin vaditës, ata do të bllokojnë vazhdimisht rrugën nacionale, Tiranë-Elbasan.

Sipas banorëve, është e papranueshme kjo situatë dhe nëse nuk merren masa edhe nga pushteti vendor, do të bllokojnë çdo ditë autostradën e re.