ATHINE - Mediat greke, të cilat i referohen urdhër arrestit të Prokurorisë, informojnë se mes të arrestuarve për operacionin kundër Agimit të Artë, ndodhet edhe "një grua me origjinë nga Shqipëria, mikesha e deputetit Janis Lagos".<br /><br />Ajo është Nikol Beneki, e cila ishte në krye të organizatës së grave, të kësaj partie.<br /> <br />"Një shqiptare në krye të grave të Agimit të Artë", ky ka qenë titulli i reportazhit të disa ditëve më parë i një media greke.