Me ftesë të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishin sot të parët udhëtarë që zbritën në aeroportin europian të Prishtinës "Adem Jashari", terminali i të cilit u inaugurua sot përmes një ceremonie zyrtare. Por gjithashtu së bashku me kryeministrin Thaçi prenë shiritin përurimit të këtij aeroporti.

Në të tre fjalimet e kryeministrave u nënvizua marrëdhënia vëllazërore dhe miqësore mes popullit shqiptar e turk. Fillimisht e mbajti fjalën kryeministri Rama i cili iu drejtua kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Erdogan me "vëlla dhe mik të çmuar" . Ai vlerësoi kryeministrin turk një mik i çmuar i i cili është gjendur pranë shqiptarëve në të mirë dhe në të keq. Më pas fjalën e mori kryeministri turk i cili nënvizoi se lidhjet miqësore dhe vëllazërore në të ardhmen të jenë më të mira.

Kryeministri Thaçi shprehu falenderimet për kontributin në njohjen e pavarësisë dhe ndërtimin e Kosovës së re, "atë të ëndrrave tona dhe Kosovën europiane"

Pas ceremonisë Rama përcolli emocionet në rrjetin social Twitter, të të qënit udhëtar i parë i aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti i ështe dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez "Limak Aeroport de Lyon".