TIRANE- Faza e dytë e testimit me shkrim të kandidatëve për drejtorë të arsimit rajonalë në 12 qarqe të vendit ka nisur nën masa të rrepta sigurie. 230 kandidatët do të testohen për 7 pyetje, të cilat janë hartuar nga specialistët më të mirë të arsimit, ndërsa përgjigjet do të mund të mësohen sot pasdite. Mësuesit kandidatë urojnë që të fitojë më i miri.

"Nuk më tremb aspak. Në qoftë se je i aftë, të fitojë më i miri. Kjo është forma më e drejtë për të provuar meritokracinë, për të provuar aftësitë, kështu që besoj nga ky konkurs do dalë më i miri", shprehen mësuesit.

Gjatë ditës së nesërme kandidatët që do të jkalojnë këtë test, do t'i nënshtrohen testin me gojë në Ministrinë e arsimit. Por fituesit nuk do të dalin nga këtu, do të jetë një juri publike, ajo që do të vendosë se cili do të jetë fituesi.

"Kam vendosur që këtë atribut ta ndaj së bashku me publikun e qarqeve nga kandidatët vijnë në mënyrë që ata të ftohen në 12 finale publike për të shpalosur idetë e tyre. Dhe për drejtorat e shkollave, konform ligjit do të ketë konkurim me komisionet e këshillit të prindërve, bordeve të prindërve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në qarqe, deklaoi ministria e Arsimt, Lindita Nikolla.

Por zgjedhja e mësuesve me konkurs do të jetë tashmë një formulë standard që do të aplikohet për çdo pozicion në shkollat publike të vendit, duke I dhënë fund emërimeve në zyrën e ministrit apo të drejtorit rajonalë të arsimit.