TIRANË - Sot në Komisionin e Ligjeve mazhoranca rrëzoi dekretin e presidentit Nishani i cili i ktheu për rishqyrtim Kuvendit, aktin normativ për nëpunësin civil. Aktin normativ shtyn për gjashte? muaj hyrjen ne? fuqi te? ligjit për nëpunësin civil.<br /><br />18 deputetë të mazhorancës votuan kundër, ndërsa 10 deputetë votuan pro dekretit me nr. 8383, datë 08.11.2013 "Për kthimin e ligjit nr.161/2013 "Për miratimin e Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin civil".<br /><br />Në këtë mënyrë akti normativ kalon në votim seancën e ardhshme në Kuvend, ku duhet të marrë sërish 84 vota dhe hyn automatikisht në fuqi pasi Presidenti nuk ka të drejtë që ta rikthejë për rishqyrtim.