TIRANE- Një i ri ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor autostradën Tiranë- Durrës

I riu ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur rreth orës 03:00 është përplasur nga një automjet me targa AA909FI që drejtohej nga Endri Koka.

Por historia nuk mbyllet këtu. Viktima është dëmtuar dhe nga makina të tjera të cilët kanë lëvizur në atë kohë, duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e tij.

Sipas dëshmisë së drejtuesit të mjetit djaloshi ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në sensin e kundërt me lëvizjen e automjeteve.

"Vijon puna për identifikimin e viktimës së aksidentit; aktualisht trupi ndodhet në Morgun e Spitalit të Durrësit, i përket një shtetasi me moshë 25-35 vjec, por për shkak të shkallës së lartë të dëmtimit shkaktuar edhe nga mjete të tjera në lëvizje, saktësimi i detajeve të tjera fizike ose të veshjes paraqitet i vështirë."- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë rreth orës 09:00.

Ndërkohë që më pak minuta më vonë,policia informoi se në xhepin e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Gentian Vudo dhe i datëlindjes 1.12. 1981.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Policinë e Shijakut dhe ndaj tij po vijojnë veprime proceduriale.