Në Kinë, një burrë kërkon lëmoshë në rrugë i shoqëruar nga një gamile dhe jo nga ndonjë qen, siç jemi mësuar të shohim zakonisht lupësit. <br />Në Kinë, siç shihet edhe nga këto pamje, për këta dy persona kafsha më e besuar nuk është qeni, po një gamile, me të cilën ata shëtisin normalisht dhe lypin nëpër rrugët e qytetit.<br />Duket se kjo ide ka funksionuar në Provincën Zhejiang dhe ka bërë që pronarët e dyqaneve të paguajnë lypsat, me qëllim që ata të largoheshin nga dera e dyqanit, për të mos penguar hyrjen e klientëve të tjerë.