TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për ngjarjet e 21 janarit, ku do të hetohet vrasja e Aleks Nikës dhe plagosja e 7 personave të tjerë, mes tyre edhe gazetari Fatos Mahmutaj.

Rifillimi i hetimeve vjen pas një mateiali shtesë të dërguar nga Policia e Shtetit dhe kërkesës së familjarëce të Aleks Nikës.

Prokuroria e Përgjithshme ndërkaq, ka kërkuar mbledhjen e provave të reja për këtë ngjarje.

Në protestën e 21 janarit u vranë 4 protestues.

Ndërkaq, Prokuroria vazhdon punën për mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja, për vrasjen e Aleks Nikës dhe për plagosjen e 7 personave të tjerë në protestë.

Riaktivizimi i hetimeve vjen pas një materiali shtesë të dërguar nga policia, si dhe pas takimit të zhvilluar mes kreut të Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Tiranës.