Surprise Me!

A1 Report - Mjekuan te plagosurin ne Vranisht Mjeket: Procedimi penal i gabuar

2015-08-21 30 Dailymotion

FIER- Vënia nën hetim e tre mjekëve të spitalit të Fierit në akuzën e shpërdorimit të detyrës ka sjellë reagimin e tyre dhe drejtuesve të spitalit rajonal të Fierit. Mjeku patolog Marjon Sinani, infermireri Drini Nallbani, dhe kirurgu Julian Malaj, një ditë më parë kanë mjekuar shteasin Amarildo Koçiaj 19 vjeç, i cili kishte mbetur i plagosur në një aksident automobilistik, teksa ndiqej nga policia.

19-vjeçari kur është paraqitur pranë bluzave të bardha ka pohuar se ishte rrëzuar nga gomari, ndërsa pasi ka marrë mjekimin është larguar.

Menjëherë pas kësaj në spital kanë mbërriur uniformat e policisë, të cilët kanë nisur procedim penal ndaj mjekëve. Nëndrejtori i spitalit të Fierit, Klitit Gjerazi, në një konferencë për shtyp argumenton se përse është i gabuar procedimi penal ndaj mjekëve.

Në të njëjtën linje me drejtorin e spitalit kanë qenë edhe mjekët e proceduar, të cilët në fjalën e tyre kanë theksuar së kanë kryer thjesht detyrën dhe se nuk kishin dijeni për faktin se 19-vjeçari ishte plagosur në aksident.

Në aksidentin ku mbeti i plagosur Amarildo Koçiaj, humbi jetën kushëriri i tij 29-vjeçari Robert Koçiaj, nga fshati Varibop i rrethit Fier.

Trupi i pajetë i 29-vjeçarit është dërguar në shtëpi nga dy persona të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Buy Now on CodeCanyon