Surprise Me!

A1 Report - Grabitja e kambistesve, gjendet makina ne Laç, fotot ne A1 Report

2015-08-21 1 Dailymotion

DURRES - Gjendet në një rrugicë në periferi të Laçit, makina e grabitjes së djeshme të kambistëve ndodhur në sheshin "Pranvera", në Durrës.

Makina është gjetur në zonën e quajtur "Adriatik" në Laç, e mbuluar me ferra nga grabitësit për të humbur gjurmët.

Makina është gjetur nga forcat e policisë të cilët kanë bërë kontrolle të vazhdueshme për gjetjen e autorëve të kësaj grabitjeje.
ORA 11:50 JA FOTOT E MAKINES SE GRABITESVE TE KAMBISTEVE
Më herët, rreth orës 11:50 TV A1 Report dhe Shqiptarja.com zbuluan foton e makinës që u përdor nga autorët e grabitjes së 3 kambistëve paraditen e djeshme në qendër të Durrësit.

Tre grabitësit mësohet se janë larguar me makinën, fuoristradë e bardhë, Range Rover, me targa angleze që e shikoni.

Policia ka arritur të sigurojë pamjet e makinës, nga kamerat e sigurisë të një objekti që ndodhej në rrugën ku ndodhi grabitja.

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e tre grabitësve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta sapo kambistët, Rajmond Çollaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala, kanë dalë nga një bankë ku kishin bërë edhe tërheqjen e parave. Burime nga policia thanë se shuma e grabitur kap vlerën e 100 mijë dollarëve në valuta dhe prerje të ndryshme.

Buy Now on CodeCanyon