TIRANE-Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës por nuk ka pranuar të japë shpjegime.

Mziu akuzohet për "shpërdorim detyre" dhe "Shkeljes të barazisë së pjesëmarjes në tendera dhe ankande". "Deklarimet i bëj vetëm në gjykatë"- mësohet t'u ketë thënë Xhelal Mziu, prokurores së Task Forcë, Antoneta Sevdari dhe oficerit të policisë gjyqësore Elidon Hysenaj.

Mziu ka qëndruar për gati 30 minuta në prokurori, dhe shoqërohej nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Mziu u arrestua në 20 dhjetorin e vitit të kaluar pas kallëzimit të kompanisë së ndërtimit "Gjoka Konstruksion", e cila edhe pse ishte shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e rrugës Valias-Laknas, kontrata nuk është firmosur nga zyra juridike, dhe dhënë një kompanie tjetër, për shkak të refuzimit të drejtorit Atlis Hoti dhe kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Masa e arrestit me burg iu ndryshua nga Gjykata e Aaelit në 13 janar, e cila vendosi që hetimi i Prokurorisë të vijonte në masën e detyrimit për paraqitje nga ana e Mziut. -