Dashuri e pafundme në Tiranë për reklamën e marketingun, po për njeriun? Kamera e A1Report ka mundur të fiksojë një mënyrë reklamimi në rrugët e Tiranës, që mund të hapë shumë polemika.

Dy vajza, në një ditë me shi si kjo e sotmja mbajnë në kurrizin e tyre pankartat e mëdha me reklamën.

Të kujton pak Kalvarin e Krishtit me kryqin mbi kurriz, por në këtë rast vajzat paguhen për atë pankartë që mbjanë në kurriz.

Kjo mënyrë reklame po përdoret një ditë para festës së Shën Valentinit. "14 shkurti", një festë ku dashuria vlerësohet në të gjithë dimensionet e saj, por në këto pamje gjykojmë se shuhet dashuria për njeriun.