Shqipëria është renditur në vendin e 146 në botë nga 189 shtete, përsa i përket nivelit të së taksave. Ky ka qenë përfundimi i raportit "Pagesa e Taksave 2014", i hartuar nga Banka Botërore dhe IFC-ja. Barra e taksave mbi biznesin në Shqipëri është cilësuar e lartë në krahasim me ekonomitë fqinje si Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, të cilat kanë një taksë për biznesin 10%, përveç Malit të Zi që e ka edhe më të ulët, 9%.

Kalimi i vendit tonë në tatimin progresiv mbi bizneset dhe individët, në Janar të këtij viti ka rritur sipas raportit, normën mesatare të taksimit.

Të ardhurat nga biznesi i mesëm dhe i madh në Shqipëri tani janë 15%, ku vendi ynë barazohet me Serbinë. Ndërsa vende si Kroacia dhe Turqia, i kanë normat më të larta në rajon, në 20%. Raporti i Bankës Botërore, ka përllogaritur se norma e përgjithshme e taksimit në Shqipëri është 31.7% të fitimit, duke qenë shumë më e lartë se në Kroaci, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje, por më e ulët se në Serbi.

Raporti ka nxjerrë në pah reformat e përbashkëta të ndërmarra nga 11 shtete, në përmirësimin apo futjen e sistemit elektronik të pagesës së taksave, si dhe eleminimin e nevojës për 74 pagesa