TIRANE- "Tani që të gjithë jemi më të qetë, ju tregoj të vërtetën e armëve kimike në Shqipëri". Libri "Heshtje e dyfishtë" e gazetarit të njohur italian Carlo Bollino është që sot në të gjitha libraritë shqiptare dhe pikat e shitjes se gazetave dhe revistave.

Libri, i shtypur nga Shtëpia botuese "Toena" tregon të gjithë sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.

Përmes dëshmitarve dhe fakteve, libri synon të hëdhë dritë mbi të parin dhe më të madhin mister politik të Shqipërise së Edi Ramës, duke i dhënë përgjigje pyetjeve përmes një investigimi të mirëfilltë gazetaresk:
Përse armët kimike të duhet të vinin pikërisht në Shqipëri?
Përse Kryeminstri heshti aq gjatë?
Çfarë ndodhi me të vërtet gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit?
Kush qëndronte pas protestave në shesh?
Si shpjegohet heshtja e gjatë opozitës?

Ky është një libër i mirëfilltë gazetaresk i modelit "instant-book" që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.