"Heshtja e Dyfishtë e Carlo Bollinos"
prezantohet në Panairin e Librit "Fier 2014"

FIER - Libri " Heshtja e Dyfishtë", e gazetarit Carlo Bollino do të prezantohet sot në qytetin e Fierit , në kuadër të Panairit të Parë Mbarëkombëtar të Librit " Fieri 2014". Promovimi i organizuar nga shtëpia botuese "Toena" do të mbahet në sallën e bibliotekës së qytetit të Fierit në orën 16.00 nën moderimin e gazetarit Ilir Babaramo. "Heshtja e dyfishtë, e vërteta mbi armët kimike në Shqipëri", ndodhet prej tre ditësh në stendën e "Toenës", në panairin e librit " Fieri 2014", pas promovimit në Tiranë dhe Durrës.

Sakaq prej 3 ditësh në panairin e Librit në Fier, ku kanë marrë pjesë 72 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, janë paraqitur rreth 1500 tituj. Sipas drejtoreshës së ketij panairi Majlinda Rama, ky edicion i parë i këtij panairi i ka kapërcyer pritshmëritë, pasi kanë qenë të shumtë ata që e kanë vizituar.

" Vlen të përmendet ketu që marrin pjesë në panair, 72 shtëpi botuese. Janë shtëpi nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia me rreth 1500 tituj.
Kemi promovuar dhe vazhdojmë të promovjmë emra të njohur sikurse janë Carlo Bollino, "Penelopa në Luftë" një përkthim i Oriana Fallacit. Kemi emra si Jakup Krasniqi ndërkohë që kemi zgjedhur një juri të nderuar me emra profesionistësh në fushën e kritikes dhe studimeve letrare. Tashmë jam e bindur që suksesi i këti viti ka vulosur një tradit të re në qytetin e Fierit" tha Majlinda Rama

Ndërkohë sonte në natën e tretë të edicionit do të mbahet edhe ceremonia për ndarjen e çmimeve për "Librin më të mirë', "Përkthimin më të mirë", " Letërsia më e mirë për fëmijë" si dhe një çmim special. Rreth 3 mijë qytetarë kanë vizituar deri më sot Panairin e Librit, i cili celet për herë të parë mbahet edhe në Fier.