ATHINË - Gjykata e kryeqytetit grek administron si provë këtë video, të gjetur në kompjuterin e deputetit të arrestuar të Agimit të Artë, ku dëgjohet pastër fjala "shqiptar", teksa ata qëllojnë me armë pas thirrjes së njërit prej personave që paraqiten në video.

Disa media greke publikuan sot këtë provë që togat e zeza të shtetit fqinj e cilësuan si të vlefshme, pasi ishte gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e Elias Kasidiarit, një prej deputetëve të burgosur tashmë për krijim të grupeve kriminale, bashkë me kryetarin e partisë së tij.

Në këtë video, të xhiruar në vitin 2009 shfaqet një person i maskuar si personazhi komik i "Scream Movie" dhe fillimisht qëllon me një pistoletë. Më pas një person thotë shprehimisht "Shqiptar", ndërsa disa të tjerë nisin të qëllojnë me shot gan, pushkë, pistoleta, etj.

Në këtë video gjithashtu nënkuptohet mes disa fjalëve të tjera se është pikërisht një shqiptar që po shënjestrohet nga grupi i këtyre personave. Ndërkaq, kjo forcë politike e mohoi përfshirjen e saj në këtë histori. Kjo është videoja e dytë që A1 Report dhe Shqiptarja.com kanë publikuar këto ditë, në vazhdën e seancave gjyqësore ndaj krerëve të Agimit të Artë në Shqipëri.

Në videon e parë, e cila gjithashtu është marrë si provë shfaqej një turmë e admiruesve të neonazistëve grekë që bërtisnin "I shikoni ata? Janë shqiptarë, me lëkurët e tyre do të qepim rroba".