KIEV- Ish-kryeministrja Julia Timoshenko ka thënë se ajo ka në plan të kandidojë për Presidente të Ukrainës në zgjedhjet e parakohshme të majit.

Timoshenko ka thënë se ajo do të jetë një kandidate për "unitet të Ukrainës" dhe ka premtuar veprim të drejtpërdrejtë.

BBC shkruan se ajo është konsideruar si një kandidate që do të luftojë korrupsionin.

"Fushata ime do të jetë fushata presidenciale e veprimit të drejtpërdrejtë: nuk ka premtime, por veprimet e menjëhershme dhe pastaj -në disa ditë - raportim mbi atë se çfarë është bërë", ka thënë ajo.

Zonja Timoshenko u lirua nga burgu në muajin shkurt, atëherë kur mori fund edhe protesta e përgjakshme me rreth 100 të vdekur kundër presidentit të rrëzuar Viktor Janukoviç.

Timoshenko, që ka qenë dy herë si kryeministre, aktualisht është ministre.

Ajo ishte një figurë e rëndësishme në "Revolucionit Portokalli" të vitit 2004 që përmbysi ish-presidentin Janukoviç nga presidenca. Ai u rizgjodh në zgjedhjet e 2010-ës.

Ajo u burgos në vitin 2011 për korrupsion lidhur me një marrëveshje të gazit me Rusinë në vitin 2009, ndërsa në 2010 në zgjedhjet për presidente humbi përball Viktor Janukoviç.