TIRANE- Në kuadër të nismës globale "Kultura një Urë drejt Zhvillimit", qyteti muze i Beratit mblodhi të shtunën një sërë personalitetesh të jetës kulturore dhe artistike të vendit tonë dhe shteteve të Ballkanit, nën morinë aktiviteteve kulturore të organizuara enkas për këtë ditë.

"Urat e Ballkanit Flasin" ishte simpoziumi i parë që hapi siparin kulturor në këtë qytet. Vizita në Muzeun Kombëtar "Onufri", si dhe në lagjen "Kala", ka mrekulluar përfaqësuesit e ardhur nga shtetet ballkanike.

Më pas ekspozita me titull "Murmurima e ujërave", një panair me punime artizanale, i impresionoi artistët e shteteve të Ballkanit.

Në aktivitet kulturore të organizuara në këtë qytet e pranishme ishte ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova.

Orët e mesditës dhe deri në mbrëmje janë ndezur nga një koncert i artistëve të Ballkanit. Ndërsa, mbrëmja është mbyllur me një spektakël të animuar 3D, shfaqur mbi urën shekullore të Gorricës.