BRUKSEL - Zyrtarë nga Komisioni Europian konfirmojnë për A1REPORT se do rekomandojnë përsëri në qershor që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Burime nga Komisioni Europian, thanë për gazetarin Arbër Hitaj se Shqipëria ka bërë mjaftueshëm për të marrë statusin kandidat. Problem, sipas tyre, mbetet klima politike tejet përçarëse.

Ata shprehen se Shqipëria duhet të ndjekë modelin e disa shteteve, që të veçojë axhendën e integrimit nga ajo e brendshme, ndërsa theksojnë se për një sërë reformash duhet konsensus politik.

"Opozita duhet të njohë meritat e qeverisë. Dhe kjo duhet të ndodhë me gjithë opozitat", thonë zyrtarët e Komisionir Europian për A1 REPORT.

Por ndër sfidat e vendit sipas tij, vijon të mbetet sistemi gjyqësor. Ata theksojnë se duhet depolitizim i këtij sistemi duke vepruar edhe ndaj korrupsionit të gjyqtarëve, ku sipas tyre, në disa raste nuk është vepruar. Zyrtarët thanë për gazetarin Hitaj, se rekrutimi i gjyqtarëve shumë problematic dhe duhet të bazohet në merita.

Ata bëjnë apel për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke evidentuar njëhrësh hapat pozitivë në këto drejtime.

"Reforma në sistemin e drejtësisë është e rëndësishme. Por edhe situata ekonomike do të jetë pjesë e monitorimin tonë në të ardhmen. Duam që qytetarët shqiptarë ta ndjejnë praninë e BE nëpërmjet programve të ndryshme të projektit IPA", - thanë nga Brukseli zyrtarët e Komisionit Europian për gazetarin Arbër Hitaj.