Për tre prej të akuzuarve në të njëjtin proces me kreun e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka pushuar hetimi.<br />Aleks Ahmetaj, Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari përfitojnë nga aministia e miratuar pak ditë më parë e për pasojë çështja penale në ngarkim të tyre nuk mund të vazhdojë.<br />Ndërkaq për tre të tjerë është lehtësuar akuza ndaj tyre. Prokurori i çështjes tha në seancën e sotme ku nuk ishin të pranishëm asnjë nga të pandehurit se "ndërtimi i paligjshëm, është vepër penale e amnistuar ndaj lirohen nga akuzat e ndërtimit pa leje të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj, Blerdi Liçaj, por për ta do të vijojë gjykimi për vetëm për falsifikim dokumentash.<br />Ndërkaq në seancë ka dëshmuar Artur Selimi, me detyrë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit Vlorë në 2010 kur është dhënë leja e ndërtimit. Ai deklaroi se në kohën kur ka ushtruar këtë funksion asnjë leje ndërtimi nuk ka kaluar pa miratim në Drejtorinë e Teknikës.
