Makina e pronarit të një lokali në qytetin e Durrësit ka shpërthyer me eksploziv sot rreth orës 07:52 në lagjen nr 1 të Durrësit.
Nga të dhënat e para mësohet se makina i përkiste pronarit të një lokali në zonën e shëtitores "Taulantia".
Lënda eksplozive ishte vendosur në parakolpin e makinës tip 'Volkswagen' me targa DR 2137 R. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, informon gazetari ynë në Durrës, Llambi Kallço.
Policia makina ishte e parkur
Sipas policisë së Durrësit shpërthimi ndodhi rreth orës 07:52 në momentin kur makina ka qenë e parkuar.
"Shpërthimi ka ndodhur në automjetin me targa TR 2137 R, ishte i parkuar në parkingun e një lokali. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme material në pjesën e përparme të automjeti, por nuk ka njerëz të lënduar" thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes