RUSI- Në Rusi është mbajtur parada e përvitshme e Ditës së Fitores ku të pranishëm ishin presidenti Vladimir Putin dhe kryeministri Dimitri Medvedev.

Qindra trupa, autoblinda dhe tanke marshuan përgjatë Sheshit të Kuq në Moskë, ku zhvillohej dhe parada.

Presidenti rus gjatë fjalës së tij tha se dita shënon fitoren e kombit dhe krenarinë kombëtare. Ai shtoi se parada vlerëson forcën e pathyeshme të patriotizmit dhe tregon besnikëri ndaj vendit. Putin gjithashtu bëri homazhet e tij për veteranët dhe ata që humbën jetën 69 vite më parë.

Parada e Ditës së Fitores në Rusi mbahet çdo vit më 9 maj në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar dorëzimin e Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik më 1945, çka i dha fund Luftës së Dytë Botërore si dhe shërben për të treguar forcën ushtarake ruse.