TIRANE - Ndryshon shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Vetë Sokol Selfollari ka deklaruar në një lidhje telefonike për A1 REPORT! se lëvizja nga ky post ishte e planifikuar dhe se dy muaj më parë kishte bërë kërkese për të kaluar në një detyrë tjetër. Zyrtarisht Policia e Shtetit ka pohuar se Selfollari është transferuar nga detyra që ai mbante në sektorin e Antidrogës për në Drejtorinë e Standarteve.

Selfollari hedh poshtë pretendimet e ngritura në media se bëhet fjalë për shkarkim dhe se kjo ngjarje ka të bëjë me bllokimin e avionit në Divjakë, të dyshuar se do të bënte trafik droge drejt Italisë.

"Ishte një lëvizje e planifikuar por s'ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Nuk është shkarkim thjesht lëvizje paralele, lëvizje në të njejtën gradë nuk ka asgjë lidhur me ngjarjen e avionit në Divjakë", u shpreh Selfollari për A1REPORT!

Gazetarja e A1 REPORT, Aida Tançica: Jeni në dijeni për të tjera lëvizje në strukturë?
Sokol Selfollari: Nuk më takon mua të flas për këtë çështje, desha të sqaroj profesionin tim pasi kishte mospurthje me realitetin e lëvizjes sime me incidentin e avionit

Gazetarja e A1 REPORT, Aida Tançica: E prisnit një zhvendosje të tillë?
Sokol Selfollari: Nuk e dija kohën e saktë kur do lëvizja por isha i njoftuar

Gazetarja e A1 REPORT, Aida Tançica: Arsyeja për këtë zhvendosje?
Sokol Selfollari: Kam 16 vjet që punoj në sektorin e Antidrogës dhe mendova që kishte ardhur momenti për të kaluar në një sekstor tjetër ku mund të jap kontributin tim.

Burimet zyrtare thanë se lëvizja e Selfollarit bëhet për shkak të njehësimit të strukturave të reja pas ndryshimeve, megjëthëse nuk dihet që pjesë e ndryshimeve strukturore të ishte posti i drejtorit të Zyrës së Narkotikëve.

Kjo lëvizje vjen pas deklaratave për një rekord në sekuestrimin e drogës nga policia brenda vendit, dhe vetëm pak ditë pas deklaratës së Selfollarit për çantat e pilotit italian Giorgo Riformato, i cili ngeci me avionin gjatë uljes në rërën e plazhit të Divjakës, se këto çanta kishin sende personale dhe se ndodheshin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.