TIRANË - Mosfunksionimi në parametrat e duhura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që ka çuar në degradimin e sistemit të drejtësisë ka qenë kryefjala e diskutimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku Ministri i Drejtësisë. Naço është kërkuar të raportojë nga deputeti Armando Subashi lidhur me organizimin e pushtetit gjyqësor dhe për KLD-në.

"Më ka shqetësuar situata degraduese ku ka rënë sistemi i drejtësisë që nuk është përmirësuar, por ka bërë hapa mbrapa"-tha deputeti Subashi i cili duke iu drejtuar Naços shtoi se "Sistemi i drejtësisë nuk varet nga ministri, por ju keni rol në mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë".

"KLD nuk ka arritur të plotësojë detyrimin ligjor që të vërë në funksion të plotë Gjykatën Administrative, për këtë gjykatat kanë veprimtari të cunguar."-tha Naço duke iu përgjigjur pyetjes së Subashit se nëse KLD po i përmbush apo jo detyrimet ligjore si institucion.

Sipas ministrit të Drejtësisë, KLD nuk ka funksionuar si duhet prej vitit 2012-të.

KLD nuk ndjek afatet në axhendë dhe gjithashtu i shkel ato. Tha Nasip Naço duke theksuar se "Ka shkelje të ligjit me qëllime klienteliste, por edhe emërimet e fundit apo ngritjet në detyre janë në shkelje të ligjit.

Janë rreth 100 gjyqtarë në shkelje të ligjit por që janë legalizuar vitet e fundit sipas ministrit Naço.

"Kanë kaluar rreth 6 muaj dhe KLD nuk ka një analize që duhet ta bënte për tre muaj. I kam kërkuar presidentit që të fusin procedimet disiplinore në rend te ditës."-tha Naço.

Ministri Naço i është përgjigjur edhe pyetjes së Vasilika Hysit lidhur me kërkesën e ish-kryeprokurores Ina Rama për rikthimin në detyrë.

"Kërkesa e saj prej mbi 1 viti nuk është futur në rendin e ditës. Kur ka ribërë kërkesën është parë që ishte e drejtë."-u përgjigj Naço duke shtuar se "KLD me votim ushtarak, e hodhën poshtë kërkesën e saj të parë. Ligji flet qartë skam çfarë shtoj."

Ekspoze nihiliste e ka quajtur përgjigjet e ministrit Naço dhe fjalën e deputetit Subashi

"Ky është sulmi i radhës ndaj KLD-së dhe gjyqësorit, sulm në vazhdim të gjyqtarëve të shkalles së parë dhe Presidentit." --tha deputeti i PD, Eduard Halimi, ndërsa ka pyeturministrin nëse a ka ai ndonjë përgjegjësi për procesin e vendeve vakante në Gjykatën Administrative.

Minitri Naço i është përgjigjur se "Janë 2 kryetarë gjykatash të komanduar të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe KLD pret të bëhen 4 vjet që t'i emërojë."- tha ai duke shtuar më pas se "Krijimi dhe funksionimi i Gjykatës Administrative është revolucion, por vakancat në Gjykatën Administrative në Vlorë Korçë, Gjirokastër, Shkodër tregon mungesë eficence."