Surprise Me!

A1 Report - Kupa e Botës, nis ceremonia hapëse në 22:00 Brazil -Kroaci në San Paolo

2015-08-22 1 Dailymotion

Pas shumë javësh dhe muajsh mendime trajneri i Brazilit, Skolari ka vendosur më në fund për formacionin që do të zbresë në fushë në ndeshjen e parë përballë ekipit të Kroacisë.

Tekniku që i ka dhënë trofeun e fundit Brazilit, preferon skemën 4-2-3-1 duke zbritur në fushë me Cesar në portë, mbrojtja është blinduar me Alves, Luiz, Silva, Marcelo, ndërsa përpara sulmit janë vendosur dy nga më të mirët në qarkullim në pozicionin e tyre Gustavo, Paulinho.

Sytë janë në repartin e sulmit, Skolari zbret në fushë me artilerinë e rëndë Hulk, Oscar, Neymar dhe para tyre Fred. Brazili është i frikshëm për cdo kundërshtar.

Niko Kovaç ka rreshtuar në portë Pletikosa, në mbrojtje Srna në krahun e djathtë, Corluka e Lovren më qendër dhe Vraslajko në krahun e majtë.

Zemra e ekipit është mesfusha me Luca Modric dhe Rakitic, ndërsa Brozivic, Vukojeviç dhe Kovacic do të mbështesin sulmuesin e vetëm Olic. - See more at: http://www.shqiptarja.com/sport/2726/kupa-e-botes-nis-ceremonia-hapese-ne-2200-brazil--kroaci-ne-san-paolo-219626.html#sthash.kd9cvvIp.dpuf

Buy Now on CodeCanyon